Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gjendet i mbytur një 70-vjeçar në Vlorë
Është gjetur i mbytur në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës një shtetas rreth 70 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima dyshohet të ketë qenë pushues. Ende nuk dihet nëse ai ka qenë banor i zonës apo turist, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta. Dyshohet se mund të jetë mbytur aksidentalisht ose të ketë pësuar një arrest kardiak. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, e cila transportoi trupin e 70-vjeçarit drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës. Deri më tani nuk është bërë e ditur identiteti i viktimës. /vizionplus.tv