Kërkon lirimin nga qelia, zhvillohet sot seanca për ish-Presidentin Ilir Meta në GJKKO

Kërkon lirimin nga qelia, zhvillohet sot seanca për ish-Presidentin Ilir Meta në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë ditën e sotme (13 Gusht) seancën për ish-Presidentin Ilir Meta, i cili ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë. Seanca zhvillohet në orën 10:00, ndërsa përfaqësuesit e tij ligjorë kanë parashtruar argumentet për lirimin e tij nga qelia. Avokatët kërkojnë nga togat e zeza pranimin e kërkesës së tyre për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në masa të tjera, si garanci pasurore, detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes nga vendi. Ish-Presidenti akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare. /vizionplus.tv