Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjes ende aktiv, problem janë edhe… minat!

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjes ende aktiv, problem janë edhe… minat!

Zjarri i rënë pasditen e datës 11 gusht në drejtim të Parkut Natyror të Gërmenjes, në territorin e Bashkisë Kolonjē, nuk ka përhapje më të zgjeruar nga mbrëmë, por mbetet ende aktiv dhe me risk, pasi era e favorizon. Rreth 40 forca janë aktualisht në terren për parandalimin e avancimit të flakëve drejt zonave të mbrojtura. Shërbimi i Bashkisë ka nisur punën për të hapur rrugë, në mënyrë që të afrohen sa më shumë me mjete zjarrfikëse në sipërfaqen e prekur. Por, duke qenë se është zonë kufitare, ka shumë mina dhe dëgjohen herë pas here shpërthime, ndaj paraqet rrezikshmëri për efektivët që nuk mund të afrohen shumë në perimetrin e zjarrit. Njëkohësisht, grupi i xhenjos që ka mbërritur mbrëmë nga Tirana, po shkon në...