Situata me zjarret/ Ministri Vengu mbledhje me drejtuesit vendorë dhe të Ushtrisë

Situata me zjarret/ Ministri Vengu mbledhje me drejtuesit vendorë dhe të Ushtrisë

Pas situatës së vështirë me zjarret e mbrëmjes së të martës në Delvinë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbledhur në orët e vona, duke gdhirë e mërkura, strukturat e Emergjencave dhe Ushtrisë si dhe strukturat drejtuese vendore. “Në Delvinë, së bashku me Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA – Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe drejtuesit vendorë, për të koordinuar planin e masave për izolimin e plotë të flakëve dhe rikthimin e normalitetit në qytet”, shkruan Vëngu. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar situata u përkeqësua në Bashkinë Delvinë, pasi zjarri mbërriti pranë qytetit. Flakët i janë afruar spitalit dhe për arsye sigurie, autoritetet urdhëruan largimin e pacientëve dhe stafit.