Vijon zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, rrezik nga minat në zonën kufitare

Vijon zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, rrezik nga minat në zonën kufitare

Nga informacionet e përditësuara të marrë nga MZSH-Kolonjë dhe struktura rajonale e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, zjarri i rënë pasditen e 11 gushtit në drejtim të Parkut Natyror të Gërmenjës, në territorin e bashkisë Kolonjë, vijon të jetë aktiv, por pa përhapje të re krahasuar me mbrëmjen e kaluar. Megjithatë, era e fortë e mban situatën me risk të lartë, ndërsa forcat në terren po punojnë për krijimin e një perimetri parandalues, për të shmangur depërtimin e flakëve në kurorën e zonës së mbrojtur. Aktualisht, rreth 40 forca zjarrfikëse dhe të tjera struktura ndihmëse janë të angazhuara në terren. Shërbimi i Bashkisë ka nisur punën me një skrep për të hapur rrugë që mundëson afrimin e mjeteve zjarrfikëse në sipërfaqen e prekur. Situata mbetet...