Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Fatime Sokoli, zëri kushtrues i një shpirti që kumbon ende në eterin e bjeshkëve
Nga Albert Vataj Fatime Sokoli nuk ishte thjesht një këngëtare. Ajo ishte një zë që vinte nga thellësitë e shpirtit malësor, një magji e lindur mes gurëve të bardhë të Valbonës, një frymë që mbante erën e luleve të bjeshkës dhe jehonën e kreshtave të Dragobisë.E njohur si “Bilbili i Tropojës”, ajo iku në një moshë të parakohshme, pa i shkelur ende të dyzetat, atëherë kur fuqia e saj krijuese mund të arrinte kulmin. Një sëmundje e pashërueshme e ndali hovin, por jo kumbimin e zërit të saj që ende udhëton mbi lugjet e bjeshkëve të Malësisë së Gjakovës.Ajo nuk iku thjeshtë si një jehonë. La pas këngët e pavdekshme, interpretimet që të drithërojnë, mesazhet që u kënduan me shpirt për atdheun, për dashurinë, për...