Reagimi i ministrit të Brendshëm ndaj zjarreve: Autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë

Reagimi i ministrit të Brendshëm ndaj zjarreve: Autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka dënuar ashpër aktet e zjarrvënies, duke theksuar se autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha u shpreh se temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rritur rrezikun e pasojave të pariparueshme. Ai e cilësoi zjarrvënien si një akt të rëndë që mund të kushtojë jetë njerëzish dhe të shkatërrojë prona publike e private. “Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë menjëherë, me vendosmëri dhe pa asnjë tolerancë, ndaj çdo autori të këtyre veprave penale. Hetimi dhe ndëshkimi i zjarrvënësve do të jetë prioritet absolut dhe askush nuk do ti shpëtojë drejtësisë. Mbetemi të vendosur të mbrojmë jetën, pronën dhe mjedisin, duke përdorur çdo mjet ligjor për...