Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Festa e Malit të Thatë” – Tradita, natyra dhe historia bëjnë bashkë banorët e vizitorët
Në zemër të një prej zonave më piktoreske të Pogradecit u zhvillua për herë të parë “Festa e Malit të Thatë”, një aktivitet që mblodhi bashkë banorët vendas dhe vizitorët për të festuar natyrën, historinë dhe trashëgiminë kulturore të kësaj treve. Atmosfera nisi me muzikë e valle popullore, ndërsa nuk munguan edhe gatimet tradicionale. Një vlerë të veçantë festës ia shtoi ekspozita e studiuesit Ledjan Zeqollari, ku u prezantuan dokumente dhe fotografi të rralla, që tregojnë historinë e Malit të Thatë dhe fshatrave përreth.“Është një ekspozitë e cila promovon kryesisht dokumente dhe aspekte të vlerave kryesore historike-kulturore të krahinës së Malit të Thatë,” u shpreh studiuesi Zeqollari. Në fjalën e tij, Lavdërim Mimimllari nga Shoqata “Mali i Thatë” u shpreh se kjo festë synon të...