Harry dhe Meghan rinovojnë bashkëpunimin me Netflix, por me kushte të reja

Harry dhe Meghan rinovojnë bashkëpunimin me Netflix, por me kushte të reja

Meghan Markle dhe Princi Harry do të vazhdojnë bashkëpunimin me Netflix, ndonëse me një marrëveshje të re dhe më pak fitimprurëse se ajo fillestare prej 100 milionë dollarësh. Burime për The Times bëjnë të ditur se kontrata e re është e tipit “first-look”, që i jep Netflix-it të drejtën e parë për të pranuar ose refuzuar projektet e çiftit, pa detyrime financiare për çdo ide. Në njoftimin e bërë nga Archewell Productions, u konfirmua se sezoni i dytë i emisionit “With Love, Meghan” do të publikohet këtë muaj, ndërsa në dhjetor do të transmetohet speciali festiv “With Love, Meghan: Holiday Celebration”. Programi do të sjellë momente festive me miq dhe familjarë, gatime tradicionale, dhurata të punuara me dorë dhe këshilla të thjeshta për publikun. Gjithashtu,...