Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Haxhiu alarmon: Vetëm 4 të dënuar për fajde nga 1,752 të burgosur në Kosovë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si sistemi i drejtësisë në Kosovë po trajton veprën penale të fajdes. Sipas saj, nga 1,752 persona që ndodhen aktualisht në institucionet korrektuese të vendit, vetëm 4 janë të dënuar për fajde, ndërsa 8 të tjerë gjenden në paraburgim.Haxhiu e cilësoi këtë situatë si alarmuese, duke theksuar se fajdeja ka pasoja të rënda sociale dhe shpesh tragjike. “Ky realitet tregon që, pavarësisht ndikimit të madh që fajdeja ka mbi jetën e qytetarëve, sistemi ynë i drejtësisë nuk po e trajton me seriozitetin dhe vendosmërinë që kërkohet,” tha ajo.Sipas ministres, fajdeja është pjesë e një zinxhiri të organizuar kriminal, që prek kryesisht shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, duke thelluar ndjenjën e padrejtësisë dhe...