Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
DASH: Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut
Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë, dhe në pjesën për Kosovën ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë “hapa kredibël për jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”. Në raportin për vitin 2024, është përmendur se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur ka mbrojtur gazetarë dhe media. “AGK-ja ka raportuar se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe pjesëtarë të partisë politike në pushtet janë përfshirë në fushata shpifjeje për të minuar besimin e publikut në media”, është përmendur në raport. Aty është thënë, po ashtu,...