I bashkon krimi! Vrasësi i Ilaria Sulës nis një jetë të re në burg, bëhet shok me amerikanin që i mori jetën të bijës dhe partneres

I bashkon krimi! Vrasësi i Ilaria Sulës nis një jetë të re në burg, bëhet shok me amerikanin që i mori jetën të bijës dhe partneres

Francis Kaufmann, i dyshuar për vrasjen e vajzës së tij Andromeda dhe partneres së saj Anastasia Trofimova, ka krijuar një lidhje të ngushtë me një tjetër të burgosur në Rebibbia të Romës — dhe jo me këdo, por me Mark Samson, filipinasin që vrau në mënyrë makabre studenten shqiptare, Ilaria Sula, disa muaj më parë. Sipas asaj që raporton Il Messaggero, të dy ata janë fqinjë qelish, por shpesh ndajnë të njëjtin ambient pavarësisht se Kaufmann mbahet në izolim. Të dy janë nën hetim për vrasje, dhe njohja e mirë e anglishtes nga ana e Samsonit ka ndihmuar në afrimin e tyre. Madje, 46-vjeçari amerikan i ka kërkuar 23-vjeçarit filipinas të komunikojë me një nga avokatët e tij, edhe pse më pas vendosi të mos...