Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situatë e vështirë edhe në Gramsh, zjarri përfshinë një tjetër fshat, nis evakuimi i banorëve
Vijon të jetë shumë serioze situata me zjarrin në Gramsh, ku tashmë flakët janë përhapur në një tjetër fshat. Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se edhe fshati i Kodovjat është përfshirë nga zjarri, i gjashti fshat nën pushtetin e flakëve. Ndërkohë, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ka nisur evakuimi i banorëve. Konkretisht në qarkun e Elbasanit: Kullollas – Gramsh – Situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar. Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është...