Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Greqia investon fuqishëm në qendra të mëdha të të dhënave, duke shfrytëzuar bum-in global të inteligjencës artificiale
Greqia po ndërmerr hapa të mëdhenj në zhvillimin e infrastrukturës digjitale me hapjen e qendrës më të madhe të të dhënave deri më tani, në përgjigje të rritjes së kërkesës globale për shërbime cloud dhe kapacitete për inteligjencën artificiale. Të martën, kompania greke e energjisë dhe industrisë Metlen dorëzoi në përdorim objektin e ri për kompaninë Digital Reality, që zotëron mbi 300 qendra të dhënash në mbarë botën. Qendra e quajtur Athens-3 (ATH3), me një sipërfaqe prej 8,600 metrash katrorë, ndodhet në qytetin e Koropit, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës. ATH3 do të ofrojë shërbime të avancuara të ruajtjes, menaxhimit dhe përpunimit të të dhënave, duke shërbyer jo vetëm Greqinë, por edhe Evropën Juglindore dhe rajone më të gjera. Bumi i inteligjencës artificiale ka rritur...