Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbetet alarmante situata në Gramsh, nisin evakuimet e banorëve edhe në fshatin Kodovjat
Situata me zjarret në Gramsh vijon të jetë shumë serioze, pasi flakët janë përhapur në fshatin Kodovjat, duke e bërë atë fshatin e gjashtë nën pushtetin e zjarrit. Forcat zjarrfikëse dhe banorët kanë nisur evakuimin në disa zona të prekura nga zjarri, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve janë intensive. Përmbledhja e situatës: • Në fshatin Kullollas të Gramshit raportohet një humbje jete. Banorët janë evakuuar dhe disa rrugë që lidhin fshatrat janë bllokuar për shkak të flakëve. Bashkia Gramsh ka marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar. • Në Mukaj dhe Sojnik, situata mbetet problematike. Mbi 150 forca zjarrfikëse po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Përforcime të tjera janë kërkuar nga Forcat e Armatosura me 50 operativë....