“Nuk shihet më asgjë, vetëm tym, gjithçka u shkatërrua”, rrëfimet e banorëve të fundit që kanë mbetur në Delvinë

“Nuk shihet më asgjë, vetëm tym, gjithçka u shkatërrua”, rrëfimet e banorëve të fundit që kanë mbetur në Delvinë

Pamje nga Delvina DELVINË – Një natë ferri për banorët e Delvinës, të cilët panë me sytë e tyre dy lagje të periferisë së qytetit duke u djegur. Zjarri është i fuqishëm, temperaturat janë rekord, dhe sipas dëshmitarëve të fundit që kanë mbetur nëpër tarraca, situata është apokaliptike. "Çdo gjë mori fund, gjithçka u shkatërrua. Këtu nuk shihet më asgjë, vetëm tym dhe kaos", – tha një banor për ZERI. "Të gjithë janë larguar". Qyteti është mbuluar nga kaosi. Kam folur në telefon me disa banorë të qytetit që thonë se kanë arritur të evakuohen me nxitim. Sipas tyre, qyteti ndodhet në një gjendje anarkie totale, mes borive të makinave dhe britmave të atyre që po përpiqen të largohen. Situata është në kufijtë e një...