Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Shqipëria po digjet’, Këlliçi akuzon qeverinë: Kjo nuk është fatkeqësi, por tradhti ndaj qytetarëve
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me zjarret që janë përhapur në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se zjarret po djegin nëpër Shqipëri dhe familjet po humbasin gjithçka. Këlliçi shton se mbrojtja e jetës nuk mund të jetë opsion, por detyrim madhor i shtetit. “Shqipëria po digjet! Zjarret po e hanë vendin si ujq të uritur. Familjet po humbasin gjithçka. Shtëpitë, bagëtia, pyjet po shkrumbohen. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por tradhti ndaj njerëzve, të atyre, që po dëshmojnë hirin e djegies mbi një jetë punë e stërmundim dhe të zjarrfikëseve, ushtarëve e forcave të emergjencës lënë në mëshirë të fatit mu në vijën e flakës. Kjo nuk është thjesht verë e...