Kredia po rritet me ritme të shpejta edhe për huamarrësit nga jashtë vendit

Kredia po rritet me ritme të shpejta edhe për huamarrësit nga jashtë vendit

Ndërkohë që kredia për ekonominë shqiptare po rritet me ritme të larta që prej vitit të kaluar, një ecuri të ngjashme  po shfaq edhe kredia e dhënë nga bankat shqiptare për huamarrës që veprojnë jashtë vendit.Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sektori bankar ka rritur ndjeshëm kreditimin jashtë gjatë vitit 2025. Në mesin e këtij viti, kredia e dhënë për huamarrës jorezidentë në Shqipëri arriti në afërsisht 64.2 miliardë lekë.Që nga fillimi i vitit 2025, ky portofol është rritur me pothuajse 14 miliardë lekë, ose rreth 27%.Rritja është edhe më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë  të vitit të kaluar, me afërsisht 30% më shumë. Kredia për jorezidentët aktualisht në nivelet më të larta që prej vitit 2018.Mbështetur në statistikat e Bankës së...