Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi dhe njerëzit po dalin me të brendshme rrugëve!
Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin gjithçka dhe e shkrumbon në pak çaste, mësohet se vatra po zgjerohet në disa drejtime, po i afrohet puseve të naftës, dy lagjeve dhe spitalit. Autoritetet qendrore dhe vendore kanë marrë masat për të parandaluar ndonjë tragjedi, teksa banorët dëshmojnë se situata është apokaliptike. “Po digjen shtëpi, ka panik dhe njerëzit po dalin me mbathje rrugëve, situatë apokaliptike. U dogj gjithçka për 20 minuta. Nuk e di për njerëzit, por nesër mund të shihen dëmet, se drita s’ka dhe shikon vetëm zjarre. Nuk merr dot frymë, të mbyt tymi, na kanë bërë thirrje për t’u larguar. NUk kam parrë situatë...