Paralizohet Patra, ndërpritet qarkullimi nga zjarri i fuqishëm, evakuim për 7500 banorë

Paralizohet Patra, ndërpritet qarkullimi nga zjarri i fuqishëm, evakuim për 7500 banorë

Zjarri i madh që vazhdon të shpërthejë në Akainë Perëndimore ka ‘prerë’ përgjysmë rrjetin rrugor të Peloponezit Perëndimor në Greqi. Konkretisht, Policia Greke ndaloi trafikun në pikat e kryesore rrugor, për shkak të zjarrit që po përhapet në zonë. Trafiku është bllokuar në rrugën e re kombëtare Patras-Pyrgos, rrugën e vjetër kombëtare Patras-Pyrgos, rrugë të tjera, nga kryqëzimi i Kato Akaisë deri në Ovrya-Patra, nga kryqëzimi i zonës industriale dhe në rrugën kombëtare Patra-Tripoli. Ndërkohë është lëshuar urdhër evakuimi për 7,500 banorë, duke u kërkuar banorëve të lëviznin drejt Pirgos në Ilia.