Zjarret në vend/ Ministri Hoxha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe çdo akt që shkakton zjarrvënie, asnjë tolerancë

Zjarret në vend/ Ministri Hoxha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe çdo akt që shkakton zjarrvënie, asnjë tolerancë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dënon çdo akt që shkakton zjarrvënie dhe rrezikon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve. Ai shkruan për zero tolerancë, ku edhe ka një mesazh për banorët e prekur nga zjarret, që të binden dhe të braktisin banesat që rrezikohen nga flakët. ”Gjithashtu dua ti bëj thirrje çdo qytetari të tregojë përgjegjësi maksimale, të shmangë çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, dhe të njoftojë menjëherë autoritetet në rast se konstaton vatra zjarri”. Postimi i plotë Nisur nga situata e përkeqësuar me zjarret në orët e fundit, dënoj me ashpërsinë më të madhe çdo akt, qoftë i qëllimshëm apo nga pakujdesia, që shkakton zjarrvënie dhe rrezikon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve. Temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike favorizojnë përhapjen e...