Gaza drejt armëpushimit 60-ditor? Egjipti, SHBA-të dhe Katari ‘bashkojnë forcat’

Gaza drejt armëpushimit 60-ditor? Egjipti, SHBA-të dhe Katari ‘bashkojnë forcat’

Egjipti po punon ngushtë me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara për të arritur një armëpushim 60-ditor mes Izraelit dhe Hamas-it, në një përpjekje të re për t’i dhënë fund luftës shkatërruese në Gaza. Ministri i Jashtëm i Egjiptit Badr Abdelatty ka deklaruar në një konferencë për shtyp në Kajro se objektivi kryesor është rikthimi te propozimi fillestar për një armëpushim 2-mujor, lirimin e disa pengjeve, të burgosurve palestinezë si dhe lehtësimin e ndihmave humanitare e mjekësore për Gazën pa kushte. Sipas një burimi palestinez, negociatorët po përgatisin një marrëveshje të re të armëpushimit që parashikon lirimin e të gjithë pengjeve në një etapë të vetme. Megjithatë, negociatat e mëparshme në Doha dështuan, pasi delegacionet amerikane dhe izraelite u tërhoqën, ndërsa grupi i Hamas-it u largua...