Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ngjarje makabër në Itali! I riu përdhunon të moshuarën 80-vjeçare në shtëpinë e saj dhe i grabit 500 euro
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një komunë në veri të Romës, ku një person i cili ndodhej në arrest shtëpie, u arratis dhe përdhunoi një grua të moshuar 80-vjeçare. Ngjarja makabër ndodhi mes natës së 2 dhe 3 gushtit, ku 26-vjeçari dyshohet se hyri në shtëpinë e viktimës, e cila jeton vetëm, duke e kërcënuar me thikë për ta detyruar të dorëzonte para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Kur gruaja e moshuar refuzoi, duke shpjeguar se nuk kishte para në dorë ose ar në shtëpi, sulmuesi dyshohet se e hodhi në dysheme dhe e sulmoi seksualisht, përpara se ta detyronte ta ndiqte atë në një bankomat për të tërhequr 500 euro. Pasi mori paratë, burri iku në këmbë, duke e kërcënuar...