Një person i vdekur, 19 raste të reja me HIV gjatë këtij viti në Kosovë

Një person i vdekur, 19 raste të reja me HIV gjatë këtij viti në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur të martën se një person ka vdekur këtë vit si pasojë e sëmundjes AIDS, që e shkakton virusi HIV. Sipas këtij instituti, deri më 31 korrik të këtij viti janë regjistruar 19 raste të reja me këtë sëmundje. Vitin e kaluar janë regjistruar 34 raste. HIV-i është virus që sulmon sistemin imunitar dhe, nëse nuk trajtohet, çon në AIDS - fazën më të rëndë të infeksionit. Për këtë sëmundje nuk ka shërim, mirëpo zyrtarët shëndetësorë thonë se me trajtim të rregullt, personat e infektuar mund të jetojnë gjatë. Infektologët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë muaj më parë se numri i rasteve me HIV në Kosovë është alarmant. “Nuk ka informim të...