Zjarret në Gramsh/ Banori: U dogj çdo gjë, bagëti e shtëpi! S’do ikja, po mos ishte ushtria

Zjarret në Gramsh/ Banori: U dogj çdo gjë, bagëti e shtëpi! S’do ikja, po mos ishte ushtria

Dhjetëra banorë kanë përfunduar të asfiksuar në spital, nga situata dramatike e shkaktuar nga zjarret ditën e sotme në fshatra e Gramshit. Një prej tyre, banor i fshatit Skënderbegas, thotë për mediat se zjarri ka djegur gjithçka, shtëpi dhe bagëti. Ai thotë se për dy minuta zjarri erdhi nga mali tek shtëpitë, dhe se ai po luftonte i vetëm për shuarjen e flakëve, por u largua me forcë në momentin kur i shkoi ushtria dhe policia. ‘Isha vetëm, gruaja dhe djali në spital. Nuk doja të ikja, kisha shtëpinë dhe bagëtitë. Situata është e vështirë, është djegur çdo gjë, bagëti dhe shtëpi në fshatin Skënderbegas. Ca fshatra të tjerë janë djegur fare. Si ka mundësi të digjet Shqipëria për dy minuta. Ne shikonim zjarret nga...