Banori tregon tmerrin: U dogj gjithçka, po të mos kishte ardhur Policia dhe Ushtria nuk do të isha larguar

Banori tregon tmerrin: U dogj gjithçka, po të mos kishte ardhur Policia dhe Ushtria nuk do të isha larguar

Gramshi është në luftë me egër me zjarret. Një banor asfiksuar nga zjarri, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të qytetit shprehet se situata në fshat është e vështirë pasi është djegur gjithçka, shtëpi dhe bagëti. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por mund të kishte qenë fatal vendimi i tij për të mos u larguar, derisa erdhi Ushtria dhe Policia, duke e larguar me forcë. Ai shprehet se nuk donte të largohej, pasi kishte banesën dhe gjënë e gjallë dhe ishte vetëm. ”Isha vetëm, gruaja dhe djali në spital. Nuk doja të ikja, kisha shtëpinë dhe bagëtitë. Situata është e vështirë, është djegur çdo gjë, bagëti dhe shtëpi në fshatin Skënderbegas. Ca fshatra të tjerë janë djegur fare. Si ka...