Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Flakë masive në Tepelenë, rrezikohet fshati i Hormovës! Nis evakuimi i banorëve me urgjencë
Zjarret në Tepelenë TEPELENË- Zjarret që kanë përfshirë qarkun e Gjirokastrës prej disa ditësh janë përshkallëzuar, duke e bërë zonën e Tepelenës më të prekurën nga flakët. Pas përfshirjes së fshatit Leklit, vatrat janë përhapur me shpejtësi dhe kanë mbërritur deri në Hormovë, duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjore. Flakët ndodhen shumë pranë banesave dhe po kërcënojnë drejtpërdrejt fshatin. Për shkak të rrezikut, ka nisur evakuuimi i banorëve, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të parandaluar një tragjedi më të madhe. Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile ndodhen në terren, por kushtet e vështira të terrenit dhe erërat e forta po e bëjnë të vështirë vendosjen nën kontroll të flakëve. Situata mbetet kritike./ZËRI