Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pista e atletikës dhe fusha e futbollit në Universitetin e Sporteve, Rama ndan pamjet: Po ecin me ritme të shpejta
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pista e atletikës dhe fusha e futbollit në Universitetin e Sporteve. Kreu i qeverisë shkruan se puna po ecën me ritme të shpejta, dhe se do t’iu shërbejë studentëve por edhe sportistëve elitarë, komunitetit dhe të rinjve që dëshirojnë të merren me sport. ”Punimet për pistën e atletikës dhe fushën e futbollit që po ndërtohen në Universitetin e Sporteve po ecin më ritme të shpejta. Ky investim i rëndësishëm i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit do t’iu shërbejë studentëve por edhe sportistëve elitarë, komunitetit dhe të rinjve që dëshirojnë të merren me sport duke u ofruar kushte dinjitoze për studim, stërvitje dhe zhvillim profesional”,-shkruan Rama.