Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka goditur, ishte një fëmijë që po luante

Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka goditur, ishte një fëmijë që po luante

Pas zërave që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, ku pretendohej se këngëtarja Anxhela Peristeri ishte goditur në fytyrë me një kanaçe, vetë artistja ka reaguar për të hedhur poshtë lajmet. Në një postim në Instagram, Peristeri ka sqaruar se lajmi është i pavërtetë dhe se situata është interpretuar gabimisht. “Të dashur miq e fansa që më keni shkruar gjithë ditën sot, dua t’ju them që jam shumë mirë! Nuk më ka prekur asnjë kanaçe në skenë, thjesht ka qenë një fëmijë i vogël që luante me atë kanaçen dhe e mora që të mos lëndohej. Si gjithmonë, lajmi është ekzagjeruar! Ju dua shumë dhe faleminderit për interesin që keni treguar,” shkroi ajo. Incidenti i...