Zjarret në Gramsh, Brataj flet për dy viktima: Jemi gati me të gjitha mjetet

Zjarret në Gramsh, Brataj flet për dy viktima: Jemi gati me të gjitha mjetet

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi nga Gramshi se numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë mund të jetë dy, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë gjë. Brataj deklaroi se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret, teksa shtoi se Urgjenca Kombëtare me ekipet e saj ndodhet në gatishmëri me të gjitha mjetet. “8 persona janë paraqitur në spital, 6 janë larguar dhe kanë ngelur 2. Nuk ka asnjë në gjendje të rëndë. Kanë pasur probleme me frymëmarrjen, ankthin. Ekipet janë të shpërndara në të gjitha fshatrat për të mbështetur popullsinë dhe zjarrfikësit apo FA. Janë në dispozicion të gjitha mjetet, medikamentet. Këtu në Gramsh kemi mbi 2 orë e gjysmë, duke parë dhe pasojat e zjarrit....