Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Zjarri merr përmasa të mëdha në fshatin Lekel, flakët shkojnë drejt Hormovës, nis evakuimi i banorëve
                            Një tjetër vatër zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatin Lekel në Tepelenë. Sipas burimeve për SYRI-n, flakët e mëdha i janë drejtuar fshatit Hormovë. Nga pamjet e siguruara dallohen flakët të cilat kanë përpirë pyjet dhe bimësinë e zonës. Për momentin ka filluar evakuimi i banorëve.