Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Do shkojë në 2 numri i viktimave nga zjarret në Gramsh? Brataj: Situata është kritike, janë disa vatra
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ndodhet në Gramsh, dhe nga aty thotë se numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë mund të jetë dy, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë gjë. Brataj tregon se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret, teksa shtoi se Urgjenca Kombëtare me ekipet ndodhet në gatishmëri me të gjitha mjetet. ”8 persona janë paraqitur në spital, 6 janë larguar dhe kanë ngelur 2. Nuk ka asnjë në gjendje të rëndë. Kanë pasur probleme me frymëmarrjen, ankthin. Ekipet janë të shpërndara në të gjitha fshatrat për të mbështetur popullsinë dhe zjarrfikësit apo FA. Janë në dispozicion të gjitha mjetet, medikamentet. Këtu në Gramsh kemi mbi 2 orë e gjysmë, duke parë dhe pasojat...