Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka ndarë detaje lidhur me gjendjen e qytetarëve që janë paraqitur në spitalin e Gramshit, pas situatës me zjarret në zonë. Në një prononcim për gazetarët, Brataj u shpreh se është konfirmuar një viktimë nga zjarret, por dyshohet edhe për një të dytë, po nga fshatrat e Gramshit. Brataj deklaroi se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret, teksa shtoi se Urgjenca Kombëtare me ekipet e saj ndodhet në gatishmëri me të gjitha mjetet. “8 persona janë paraqitur në spital, 6 janë larguar dhe kanë ngelur 2. Nuk ka asnjë në gjendje të rëndë. Kanë pasur probleme me frymëmarrjen, ankthin. Ekipet janë të shpërndara në të gjitha fshatrat për të mbështetur popullsinë dhe zjarrfikësit...