Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ardi Veliu SHKRESË administratorit të ‘News24’: Premtuat se do e lironit vetë godinën, pritëm 48 orë!
Ardi Veliu TIRANË- Shoqëria KAYO ka publikuar sot përgjigjen për kreun e grupit mediatik "Focus", Irfan Hysenbelliun. Në shkresën e publikuar, administratori i kompanisë shtetërore të armëve “KAYO”, Ardi Veliu, thotë se lirimi i ndërtesës së televizionit është kryer në kushte të larta sigurie, në prani të Forcave të Armatosura, duke dokumentuar me procesverbal çdo send të ndodhur brenda saj. Po sipas ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit, media është vënë në dijeni të përfundimit të kontratës. Por sipas tij, nuk kanë pranuar që të dorëzojnë vullnetarisht ndërtesën as pas 48 orëve të afatit të fundit që u ishte lënë. Kështu që iu desh që të ndërhynin dhe të futeshin në godinë. Një përgjigje, KAYO e ka edhe për pretendimet se janë grabitur dosje shumë të rëndësishme...