Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarrfikësit në luftë me 106 vatra zjarri, Greqia kërkon ndihmë urgjente nga BE
Për herë të dytë brenda një muaji Greqia ka kërkuar ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për katër avionë zjarrfikës për shkak të gjendjes alarmante të frontit të zjarreve orët e fundit. Repartet e zjarrfikësve në gjithë vendin po përballen me të paktën 106 zjarre në të gjitha fushat e operacioneve, 63 prej të cilave shpërthyen vetëm sot. Forca të shumta tokësore dhe ajrore të zjarrfikësve po operojnë kryesisht në Kefaloni, Vonicë, Zakinthos, Arta, Prevezë, Hios, Mesinia dhe Aitoliko. Një zjarr masiv në Ahaia pranë Patras, në Greqinë perëndimore, u përhap në shtëpitë dhe fshatrat e zonës, i nxitur nga erërat e forta dhe Mbrojtja Civile u ka dërguar mesazh me numrin e emergjencës 112 banorëve të largohen nga shtëpoti e tyre. Erërat e...