Përkeqësohet situata në Tepelenë, digjet kisha shekullore, zjarri te “Syri i Kaltër” del në rrugë

Përkeqësohet situata në Tepelenë, digjet kisha shekullore, zjarri te “Syri i Kaltër” del në rrugë

Digjet kisha TEPELENË- Temperaturat përvëluese të mesditës, mbi 40°C, të kombinuara me erërat e forta, kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën e zjarreve në zonën e Tepelenës, duke e kthyer malin e Golikut dhe fshatin Lekël në një skenë të frikshme flakësh. Përhapja e zjarreve ka prekur rëndë një monument kulture: një pjesë e kishës së vjetër të fshatit Lekël, e ndërtuar në vitet 1800 nga Thanas Vaja, ish-sekretari i Ali Pashë Tepelenës. Kisha është shkrumbuar nga zjarri. Flakët po ashtu kanë djegur mbi 10 hektarë kullota dhe që nga mbrëmja e djeshme kanë përpirë pesë stane. Terreni i thyer ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka, ndërsa operacionet nga ajri nisën me vonesë. Aktualisht, rreth 100 efektivë të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikës nga Gjirokastra, Tepelena dhe Libohova po...