Punëtori humbi jetën pasi ra nga lartësia e objektit në ndërtim, arrestohen tekniku dhe inxhinieri i firmës

Punëtori humbi jetën pasi ra nga lartësia e objektit në ndërtim, arrestohen tekniku dhe inxhinieri i firmës

Lidhur me ngjarjen e një ditë më parë, 11 gusht 2025, ku një punëtor ndërtimi ra nga lartësia e për pasojë ndërroi jetë, Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona. Bëhet fjalë për teknikun e ndërtimit, si dhe inxhinierin e ndërtimit të kësaj firme private. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në rrugën “Aleksandër Moisiu” në kryeqytet, rreth orës 09:30 të mëngjesit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan H. T., 65 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi dhe inxhinier ndërtimi të një firme private, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë punës, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori i firmës shtetasi Rr. M., 67 vjeç”, njoftojnë uniformat...