Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shehu denoncon: Kumbaro ka ‘avulluar’, Gjirokastra në mëshirë të flakëve, institucionet heshtin
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka denoncuar në rrjetet sociale përhapjen e zjarreve në zonë, duke theksuar se situata në Lekël ka dalë jashtë kontrollit. “Shehu shprehet se, megjithëse gjendja ishte në përshkallëzim dhe ishte paralajmëruar, nuk u mor asnjë masë efikase dhe mungoi çdo angazhim real, çka çoi në përkeqësimin e situatës. Sipas tij, institucionet e qarkut dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për ndërhyrje, ndërsa kritikon edhe mungesën e ministres Mirela Kumbaro, të cilën e përshkruan si ‘të avulluar’ nga skena.” Në përfundim, Shehu e cilëson Qarkun e Gjirokastrës “në mëshirë të zjarreve”. Postimi i plotë: Qarku Gjirokaster-Zjarret perhapen, Lekli digjet, asnje mase efikase nuk u zbatua. Situata ishte ne pershkallezim, u paralajmerua, por...