LVV dhe vendimi i Kushtetueses: A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?

LVV dhe vendimi i Kushtetueses: A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?

Foto ilustruese PRISHTINË- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili do te duhej t’i japë fund krizës institucionale disamujore për shkak të pamundësisë së konstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve, deri tani nuk e ka ndërprerë pasigurinë politike, pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) deri më tani nuk ka thënë në mënyrë eksplicite se a do ta respektojë atë. Teksa vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian kërkojnë respektimin e vendimit të 8 gushtit dhe bëjnë thirrje për kompromis, partitë parlamentare përsëri kanë dalë me qëndrime të kundërta lidhur me të – LVV-ja e kritikon, ndërsa të e tjerë e mirëpresin. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në fund të javës së kaluar, vlerësoi se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30-ditësh, se kryetari i këtij institucioni duhet të zgjidhet me...