Zjarret në Malin e Zi, një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarjen e flakëve

Zjarret në Malin e Zi, një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur në përpjekjet për shuarjen e flakëve

Rajoni E Martë, 12 Gusht 2025 16:56 Situata me zjarret është e rëndë edhe në Malin e Zi. Një ushtar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes. Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin. Ushtria, bashkë me zjarrfikësit dhe policinë, është duke tentuar për të dytën ditë me radhë që t’i shuajë zjarret që kanë përfshirë zonën rreth Podgoricës, si dhe rajonet mes Budvës dhe Tivarit. Si pasojë e zjarreve është djegur edhe një shtëpi dhe disa prona. Disa banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në afërsi të Podgoricës....