“Grupi kriminal i aftë të trafikonte tonelata kokainë”, Europol reagon për operacionin e SPAK

“Grupi kriminal i aftë të trafikonte tonelata kokainë”, Europol reagon për operacionin e SPAK

Organizata kriminale e trafikut të drogës, që iu provua tentativa e trafikimit të 28 tonëve me kokainë nga Amerika Latine në Europë, provoi lidhjet e forta që shqiptarët kanë me organizata të tjera botërore. Në këtë përfundim ka dalë Europol në një reagim zyrtar të bërë pak ditë pas përmbylljes së operacionit të SPAK, ku u lëshuan 16 masa sigurie, nga të cilat 10 u ekzekutuan. Bëhet fjalë për organizatën kriminale, në krye të së cilës ishin vëllezërit Ervis dhe Albin Çela, të cilët siguronin kokainën direkt nga prodhuesit. Pikërisht për këta individë, Europol thotë se hetimi provoi lidhjet dhe kapacitetet që organizata kishte për të trafikuar tonelata kokainë. Ndërsa për paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, Europol thotë se ato investoheshin në pasuri të...