Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Mjeshtri i skenës shqiptare – Në kujtim të lindjes së aktorit Naim Frashëri
Më 12 gusht 1923, lindi Naim Frashëri, një emër që, ndonëse i përbashkët me poetin rilindas, do të shkëlqente në një tjetër fushë: atë të artit skenik dhe kinematografisë shqiptare. Nuk është rastësi që ai mbante një emër me peshë historike, sepse vetë jeta dhe karriera e tij artistike do të merrnin dimensionin e një përfaqësuesi të denjë të shpirtit krijues shqiptar. Naim Frashëri u ngjit për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar në vitin 1945, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Më herët kishte dhënë kontributin e tij si pjesëmarrës në teatrin partizan, ku ndërthurte rolin e luftëtarit me atë të aktorit. Ky dualitet i rrallë e shoqëroi gjatë gjithë jetës së tij artistike, duke sjellë në skenë një aktor...