Tentoi të korruptonte policin me 2 mijë lekë, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Tentoi të korruptonte policin me 2 mijë lekë, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Një 18-vjeçar tentoi të korruptonte efektivin e Policisë Rrugore, por përfundoi në prangat e uniformave blu, teksa 2 të tjerë gjithashtu u arrestuan dhe 2 u morën nën akuzë pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe shkaktuan aksidente, ku i dëmtuar mbeti edhe një këmbësor. Në pranga ra i pari A. Ll., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë, i ka afruar punonjësit të policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë. “U arrestuan edhe B. T., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe E. P., 47 vjeç, pasi automjeti të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me 2 automjete të tjera, duke...