BE, kundër Trump për Ukrainën, unioni deklaron se kufijtë nuk mund të ndryshojnë me forcë

BE, kundër Trump për Ukrainën, unioni deklaron se kufijtë nuk mund të ndryshojnë me forcë

Ky qëndrim i bllokut evropian vjen pak ditë para se presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të biseduar mbi përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës që ka nisur më 2022. “Ne, udhëheqësit e BE-së, mirëpresim përpjekjet e presidentit Trump drejt përfundimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme dhe të sigurisë për Ukrainën.” Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësit evropianë pritet të diskutojnë me Trump ditën e mërkurë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se në Alaskë dëshiron të shikojë dhe të vlerësojë se cilat janë idetë e udhëheqësit rus për përfundimin e luftës në Ukrainë.Por së fundmi ka nënvizuar se shkëmbimi i territoreve mund t’i shërbejë arritjes...