Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Largohuni menjëherë nga banesat”, ministria e Mbrojtjes apel të fortë banorëve në disa fshatra të Poliçanit: Situata nga zjarret ka dalë jashtë kontrollit
Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet mjaft e rënduar. Ministria emBrojtjes ju ka bërë apel për evakuim banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes situara e zjarrit në Bashkinë e Poliçanit ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Njoftimi: Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. U kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. Ndërkohë raportohet se zjarri nga...