Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Autoritetet urdher evakuimi, zjarri ne Poliçan shkon drejtë përmasave katastrofale
Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësinë Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe po merr përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e disa fshatrave. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të Vokopolës, Zhapokikës, Plashnikut dhe Panaritit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, që të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencës për evakuim të sigurt. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e mbrojtjes civile janë në terren, por zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.