Emisioni “Me zemër të hapur”, kryeredaktorja: Morën kompjuterin, aty është puna ime 7-vjeçare

Emisioni “Me zemër të hapur”, kryeredaktorja: Morën kompjuterin, aty është puna ime 7-vjeçare

Kryeredaktorja e emisionit ”Me zemër të hapur” në News24, Anila Ahmataj ka reaguar për marrjen e kompjuterit, aty ku thotë se materialet e punës së saj 7-vjeçare dhe që u morën nga Policia. Ajo e quan situatën të rëndë dhe të papreçedentë. “Kjo që po ndodh brenda zyrës time në News24 me kompjuterat dhe dokumentat është e papreçedent! Aty në atë kompjuter janë me qindra dokumenta dhe materiale nga puna ime 7-vjeçare, nuk mund ta besoj dot dhe nuk mund ta kuptoj dot! Ky veprim është mjaft i rëndë! E padrejtë! E papreçedentë”, shkruan kryeredaktorja. Ardi Veliu ka lajmëruar administratorin e Focus Media, që materialet, përfshirë edhe ato të emisionit “Me zemër të hapur” mund t’i tërheqë te Rezervat e Shtetit.