Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…

Festa e Birrës në Korçë, policia bën publik planin e masave. Rrugët që bllokohen…

Policia e Korçës bën të ditur planin e posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë Festës së Birrës. Më datë 13.08.2025 deri më datë 17.08.2025, në ambientet e brendshme të terminalit të autobusëve dhe te Pazari i Vjetër, nga ora 20:00 deri në orën 01:00, do të zhvillohet eventi i Festës së Birrës. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj kanë marrë një sërë masash në drejtim të garantimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin dhe manifestimin sa më të qetë dhe festiv të këtij aktiviteti. ‘Këto masa konsistojnë në përforcimin e parametrave të sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes dhe menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve automobilistike, parandalimin e veprimeve të kundërligjshme në drejtim të krimeve...