Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Rama: Në Gjirokastër është rikthyer “Iso mbi kalldrëm”
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Gjirokastrës, i cili është një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët në vend. Në këtë qytet po zhvillohet festivali i isopolifonisë “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera. “Në Gjirokastër ku këndon çdo rrugicë e mbajnë iso dhe gurët, është rikthyer “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera”, shkruan Rama në rrjetet sociale. “Ju presim në Gjirokastër, gjatë gjithë gushtit për t’iu bashkuar isos sonë, pasuri e çmuar e qytetit të gurtë me shpirt të ergjendtë”, thekson kreu i...