“Grabitja e territoreve, e rëndë për bizneset”/ Frrok Çupi: Ja sa do të zgjasë lirimi i hapësirave publike

“Grabitja e territoreve, e rëndë për bizneset”/ Frrok Çupi: Ja sa do të zgjasë lirimi i hapësirave publike

Analisti Frrok Çupi thotë se reforma për lirimin e hapësirave publike në vend do të kërkojë më shumë se 4 vite. Në një intervistë Çupi u shpreh se ligji duhet të respektohet nga të gjithë. “Po tentojnë të ngrejnë alarm, grusht shteti kundër sistemit dhe sigurisë së vendit, duke cënuar territorin. Nuk është aq shumë çështje pasurore. Është barazia ndaj biznesit. Disa njerëz me makutëri tentojnë të zgjerojnë bizneset e tyre në territore që nuk iu takojnë. Të tjerë që nuk e bëjnë këtë, respektojnë ligjin. Kush mbron ligjin mbetet i diskriminuar. Kjo disbalancë duhet të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme. Besoj se do ketë më shumë se 4 vite, për shumë arsye. Për arsye të pranimit në BE, që do jetë e sigurt dhe...